Usik, kur çmimi i suksesit profesionist është gati baraz me jetën!

Ka qenë gjithnjë një talent i madh, por sidomos ka qenë një sportist me ego të madhe. Nuk mund të arrinte ndryshe kulmet e boksit profesionist Oleksandr Usiku, që vinte nga Ukraina disi e largët, edhe pse vendi i tij nxorri vëllezërit Kliçko. Kur ishte një amator dhe ëndërronte ringun e madh në SHBA, Usiku stërvitej si i “tërbuar”, me metoda që i përdor edhe sot. Njëra prej tyre është ajo e rezistencës ekstreme nën ujë, duke mbajtur frymën në skaj. Në një rast të tillë, të paktën sipas mediave, kampionit të sotëm të botës në peshat e rënda i ra të fikët në pishinë dhe u desh ta nxirrnin pjesëtarë të tjerë të kombëtares ukrainase. Suksesi i synuar mund të ishte paguar me çmimin e jetës.

Sfidanti.al