Kësaj i thonë të ndodhë një rrufe, ndërsa syri nuk të shikon asnjë re. E tillë shpresa e trajnerit të kombëtares shqiptare për ndeshjen e sotme në fushën e Izraelit në Ligën e Kombeve. Pasi italiani pohon se “Izraeli ka 5 pikë, ndërsa ne vetëm një, na mbetet vetëm fitorja nëse duam që të arrijmë në vendin e parë”, veterani i stolit deklaroi se nuk duhet që të ketë qarje apo justifikime për mungesat e shumta, ndërsa shtoi se ka shpresë që ekipi do të bëjë një ndeshje shumë të mirë. “Edhe në të kaluarën kur kemi pasur mungesa, kemi luajtur mirë. Shpresoj të jetë kështu edhe këtë here”, – u shpreh italiani. Çdo të thotë kjo shpresë e trajnerit kuqezi? Mesa duket kjo nuk është nga bindja se potenciali i skuadrës është i madh dhe ai i duhuri, por thjesht shpresa që “mund të bjerë një rrufe në qiell të pastër”. Kuptohet, rrufeja duhet të bjerë mbi Izraelin, jo mbi ne!
Sfidanti.al