Me gjasë, teknikut do t’i bëjë më mirë kështu, pasi do të mundet të pushojë siç duhet dhe shpresohet të shërohet sa më shpejt dhe përfundimisht. Sinisha Mihajloviç nuk është më trajner i Bolonjës, pasi klubi vendosi ta shkarkonte pas fillimit të keq të sezonit në Serinë A. Mjaftuan vetëm 5 ndeshje, që sollën vetëm 3 pikë, që krerët bolonjezë të humbisnin besimin dhe durimin tek serbi, një vendim që nuk dihet nëse do të dalë për mirë. Pasardhës i tij, sipas mediave italiane, pritet të jetë Tiago Mota. Mëkati më i madh i klubit gjithsesi nuk është shkarkimi, por sepse i kërkoi Mihajloviçit që të jepte dorëheqjen, pra që të kursente nga ana financiare. Jo mënyra më e mirë për t’u ndarë me një njeri që tifozët e deshën kaq shumë dhe që dha maksimumin për ekipin.
Sfidanti.al