Parashikimi i frikshëm i Hamanit: Bajerni nuk e ka të sigurt kualifikimin!

Flasim për Championsin, aty ku bavarezët janë me të vërtetë në “grupin e vdekjes”. Bashkë me Bajernin janë edhe Barcelona e Interi pa llogaritur Viktorian e Plzenjit, ndërsa rivaliteti pritet të jetë i madh. Gjithsesi, ndoshta duket nxitim i tepruar ai që bën Didi Haman, ish-yll i ekipit gjerman dhe i Liverpulit. “Mendoj se në grupin që ndodhet, Bajerni nuk e ka të sigurt kualifikimin, – tha ish-kampioni i Europës me Liverpulin, – natyrisht, historia kryesore duket se është ajo që Levandovski do të kthehet në Mynih, por unë e pashë Interin vjet dhe zikaltërit ishin pranë eliminimit të Liverpulit. Është një grup shumë i fortë, pasi Barcelona ka cilësi të mëdha dhe e ka nisur shumë mirë sezonin. Kualifikimi nuk është diçka që mund të meret i mirëqenë”.

Sfidanti.al