Shkriniar tek PSG-ja? Vetëm nëse Al Helaifi bind presidentin Çan!

“Me Interin do të jetë e vështirë, por për Shkriniarin ka kohë”. Këto ishin fjalët e trajnerit të Paris SG, Kristof Galtie, ndërsa mbetet edhe vetëm 1 ditë (madje më pak) deri në mbylljen e “dritares së transferimeve”. Klubi francez ka arritur të bëjë disa lëvizje të forta këtë verë, ku kryesorja ishte mbajtja e Kilian Mbapesë, si dhe afrimi i disa lojtarëve, por gjithsesi për Milan Shkriniarin nuk është bërë ende asgjë. Interi jo vetëm që fillimisht kërkoi të paktën 70 milionë euro, por tani as nuk dëgjon “nga ai vesh”. Sipas mediave franceze, presidenti i PSG-së, Naser Al Helaifi, kërkon bisedime direkte me presidentin zikaltër, Stiven Çan, në mënyrë që ta bindë për t’i dhënë qendërmbrojtësin sllovak.

Sfidanti.al