Uanda ndahet nga Ikardi? Populli thotë “ky stan, këtë bulmet ka”!

Le të mos merremi me historitë e tyre “rozë” që u interesojnë thjesht thashethemexhinjve. Lajmet janë që udhëtimi i përbashkët bashkëshortor i Uanda Narës me Mauro Ikardin ka ardhur në fund. Një ngjarje pasioni, që ndau Uandën nga ish-burri futbollist dhe e bashkoi me Mauriton duket se përfundon pas një reklame shumë të madhe dhe krizave gjithashtu të rëndësishme. Pati fjalë për tradhëti të një “pale” e një “pale” tjetër, gjë që nuk mund të konfirmohet, por mund të thuhet se as fëmijë e shumtë të lindur së bashku nuk arritën t’i mbanin bashkë. Shpresa është që të mos ketë dramë pikërisht tek fëmijët, sepse Uanda e Maurito u duken më shumë si bashkëudhëtarë në biznesin e reklamës sesa një familje.

Sfidanti.al