Ishte tetori i vitit të kaluar dhe trajneri i Paris SG u detyrua të merrej edhe me një skandal përtej problemeve të përditshme të ekipit. Maurisio Poçetino mori vesh nga gazetat se Mauro Ikardi dyshohej se kishte pasur një lidhje seksuale me modelen Çina Suarez, ndërsa gruaja e tij, Uanda Nara, ishte në udhëtim. Shqetësimi ishte i madh sidomos sepse mediat merreshin shumë me lojtarët e PSG-së, ndërsa Ikardi humbi edhe një ndeshje në Champions për të rregulluar raportin me të shoqen. Poçetino tregon në një intervistë të fundit se ky skandal u përballua shumë mirë nga klubi dhe stafi teknik, me shumë pak zhurmë, pa deklarata mediatike, me qetësi, por edhe duke e qortuar Ikardin.
Sfidanti.al