Këpuca e Artë e La Ligës, a do ta thyejë Zhoao Feliksi tersin e Atletikos?!

Që nga viti 2010, golshënuesi më i mirë i kampionatit spanjoll ka qenë ose i Barcelonës, ose i Realit të Madridit. Disa emra janë që veçohen dhe pikërisht Lionel Mesi, Kristiano Ronaldo dhe tani Karim Benzema. Përtej këtyre nuk ka pasur konkurrencë, dhe tifozët e Atletikos së Madridit shpresojnë që sezonin e ardhshëm të jetë ndryshe. Ata kanë besim se sulmuesi Zhoao Feliks do të arrijë të bëjë atë që nuk ka bërë deri tani dhe të përsërisë suksesin si “Piçiçi” të Diego Forlanit në 2009. Gjithsesi, nuk do ta ketë aspak të lehtë sepse Reali ka sërish Benzemanë, ndërsa Barcelona mund të ketë Levandovskin.

Sfidanti.al