Ferrari është i madh në prova, por a do të mundet të fitojë në garë?!

Këtë herë ia doli me Karlos Sainzin, jo me pilotin kryesor, Sharl Lëklerk. Gjithsesi, Ferrari pati edhe një herë fjalën e fundit në provat zyrtare në Formula 1 këtë sezon, duke zënë vendin e parë me spanjollin e duke lënë pas Red Bullin e Maks Verstapenit. Holandezi, kampion i botës, u shtang në fund kur Sainzi e la pas për 72 të mijtat e sekondës në provat e Çmimit të Madh të Britanisë, ndërsa në vend të tretë doli ferraristi tjetër, Lëklerk. Sergio Perez i Red Bullit ishte i katërti dhe Ljuis Hamilton i pesti. Ferrari ka qenë gjithnjë shumë i mirë në “pole position”, por kohët e fundit ka pasur probleme në gara, ndonëse Sainzi tha se “mendoj se mund të fitoj, ne kemi makinë të shpejtë”.

Sfidanti.al