Kë do të zgjedhë Risharlisoni, Totenhemin e Kontes apo Çelsin e Tuhelit?!

Janë dy fuqi të futbollit anglez, dhe dy ekipe që do të luajnë në Champions, diçka shumë e rëndësishme për një futbollist. Kjo mund të peshojë ndjeshëm në vendimin e sulmuesit të Brazilit, Risharlison, për të vazhduar të ardhmen e cila duket larg Evertonit. Në moshën 25-vjeçare besohet se ai dëshiron të bëjë hapin tjetër të madh në karrierë, pas atij kur kaloi nga Uatfordi tek Evertoni. Klubi liverpulas kërkon mbi 50 milionë paundë stërlina, pasi pagoi shumë kur e mori, ndërsa në garë janë Çelsi, Totenhemi dhe Arsenali. Gjithsesi, ky derbi tresh i Londrës mund të diskutohet më shumë nga Tuhel e Konte pasi Arteta nuk do të jetë në Ligën e Kampionëve.

Sfidanti.al