Këtë e thotë vetë futbollisti i Realit të Madridit, duke bërë publike një bisedë konfidenciale që ka bërë pak kohë më parë me yllin e Paris SG. Sipas asaj që shkruan “Marka”, Nejmari i ka thënë Rodrigos se nuk do ta vazhdojë për një kohë të gjatë në kombëtaren e Brazilit, dhe se numrin 10 do t’ia lerë atij. Natyrisht, nuk është vetëm dëshira e një lojtari që përcakton fanelën që ai duhet të veshë, por sidoqoftë mendimi i Nejmarit do të kishte autoritet. Sulmuesi i PSG-së shkon në Botërorin e Katarit me synimin për ta fituar më në fund titullin, diçka që nuk e ka realizuar kurrë në karrierë. Brazili është 5 herë kampion i botës, por kupa e fundit është fituar nga brezi i Ronaldos, Rivaldos dhe Ronaldinjos në 2002 në Japoni.
Sfidanti.al