Nga fitoret te dhimbjet e shpinës, sa shumë kanë ndryshuar lajmet për Hamiltonin

Deri në fund të vitit të kaluar ishte në “ujëra” për t’u bërë piloti më shumë fitues në historinë e Formula 1. Ljuis Hamilton në pak muaj humbi shumëçka, ndonëse mbetet rekordmen i titujve bashkë me Mikael Shumaherin, ndërsa lajmet rreth legjendës angleze kanë nisur ndryshojnë dramatikisht. Jo vetëm që janë bërë më të paktë, por edhe tashmë po flitet më shumë për problemet me makinën Mercedes, vendet e mesit të renditjes dhe problemet fizike. Kështu ndodhi pas Çmimit të Madh të Azerbajxhanit, ku Hamiltoni u ankua për dhimbje shpine, duke vënë në dyshim pjesëmarrjen në garën e radhës. Gjithsesi, 37-vjeçari deklaroi më pas se “edhe pse kam ndjerë dhimbje të forta, do të jem gati për në Montreal”. Anglezi mbetet piloti me më shumë fitore dhe “pole positione” në historinë e Formula 1.

Sfidanti.al