Padyshim që është një nga trajnerët më të titulluar në kupat kontinentale, dhe gjithçka e ka të merituar. Zhoze Murinjo ka 8 finale në Europë nga të cilat ka fituar 6 dhe po flasim për çdo lloj konkurrimi. Janë 5 finalet e kupave të Europës, që të gjitha të fituara, me 2 Champions, 1 Kupë UEFA, 1 Ligë të Europës dhe 1 Ligë të Konferencës. Interesant fakti se trajneri portugez ka fituar në finalet e kupave, por ka humbur që të treja finalet e Superkupës së Europës, me Porton ndaj Milanit në 2003, me Çelsin ndaj Bajernit në 2013 dhe me Mançester Junajtidin ndaj Realit në 2017. Shumë pak trajnerë kanë suksese më të mëdha se ai në Europë dhe në Botë. Sër Aleks Fergusoni ka 8 trofe europianë dhe botërorë, duke qenë në 10 finale mes Championsit, Kupës së Kupave, Superkupës së Europës, Kupës Interkontinentale dhe Kupës së Botës për klubet. Karlo Ançeloti ka 9 finale në Europë dhe në rruzull duke fituar 3 Champions, 3 Superkupa të Europës dhe 2 Kupa të Botës për klubet.
Finalet e Murinjos
2003, Porto-Sëlltik 4-3, Kupa UEFA
2003, Milan-Porto 1-0, Superkupa e Europës
2004, Porto-Monako 3-0, Champions
2010, Inter-Bajern 2-0, Champions
2013, Bajern-Çelsi 2-2 (5-4), Superkupa e Europës
2017, Mançester Junajtid-Ajaks 2-0, Liga e Europës
2017, Real Madrid-Mançester Junajtid 2-1, Superkupa e Europës
2022, Roma-Fejënord 1-0, Liga e Konferencës
Sfidanti.al