Për gazetën “Marka” Pikeja është i veçantë, por jo një hero!

Editoriali i fundit për qendërmbrojtësin e Barcelonës erdhi pas botimit të fakteve se ai kishte përfituar miliona nga ndikimi që kishte pasur që Superkupa e Spanjës, Real-Barcelona, të luhej në Arabinë Saudite. Tifozëve nuk u pëlqeu dhe ata baskë në San Sebastian e vërshëllyen sa herë që kapi topin, ndërsa Sociedadit priti Barçën në La Ligë. Gjithsesi, Pikeja nuk e pati problem dhe ishte një nga më të mirët në fushë. E përditshmja madrilene, “Marka” shkruan se kapiteni i dytë katalanas ka provuar presione të tilla edhe në “Bernabeu”, në “Uanda Metropolitano” apo në stadiumin e Espanjolit, por i ka përballuar. Këto sjellje të tifozëve lindin sepse Pikeja nuk lë rast pa bërë polemikë, pa ngacmuar kundërshtarët, pa thënë mendimin e tij për një temë të caktuar. Trajneri Ksavi thotë se “Gerardit i pëlqen të jetë në gojën e të tjerëve, është karburanti i tij”. Për këtë arsye, “Marka” e cilëson Pikenë si një personalitet krejt të veçantë në futboll, por nuk e konsideron një hero, ndoshta sepse është i tillë vetëm për të vetët.

Sfidanti.al