Është 73 vjeç dhe ka 41 vjet në stol, diçka që shumë pak mund të mburren se e kanë bërë. Nill Uarnok (Neil Warnock) vendosi t’i jepte fund karrierës pikërisht tani. Uarnok punoi me 18 skuadra gjatë viteve në profesion duke arritur më shumë ngjitje në kategori se kushdo tjetër. Ka edhe rekorde të tillë dhe veterani ia ka dalë 8 herë, ndërsa ka drejtuar skuadrat e tij në 1 603 ndeshje që nga viti 1980 deri në 2021. Me Shefild Junajtidin, Kuins Park Rejnxhërsin dhe Kardifin, tekniku u ngjit në Premier Ligë. “Nuk është se e kam humbur pasionin për punën, – tha ai, – por, shoh se ka moshatarë të mi që kanë probleme me shëndetin. Atëherë, gjykoj se është më mirë që të kaloj më shumë kohë me familjen, sidomos me gruan time, Sharonin”.
Sfidanti.al