Trajneri i tij, Tomas Frenk, ka bindjen se kjo gjë duhet të ndodhë, madje që këtë javë. Sot, Brentfordi luan në fushën e Noruiçit në orën 16:00, dhe Kristian Eriksen këtë herë mund të jetë në formacion. Në sfidën e kaluar, 30-vjeçari ishte zëvendësues kundër Njukasëllit, duke luajtur që nga minuta e 56-të. Këtë herë kërkohet më shumë, ndërsa Frenku shikon se forma e danezit është shumë e mirë. Erikseni u kthye në fushë 259 ditë pas atakut kardiak në ndeshjen Danimarkë-Finlandë në Euro 2020 qershorin e kaluar. “Do ta shikoni nesër (sot), – tha trajneri, – natyrisht, unë dua që ai të jetë në fushë sa më shumë që të jetë e mundur”.
Sfidanti.al