Mesfushori sulmues danez pritet që shumë shpejt të nisë karrierën në skuadrën e Premier Ligës, që besoi tek ai disa muaj pas atakut në zemër që desh i mori jetën. Kristian Eriksen u prezantua këtë të shtunë në “Stadiumin e Komunitetit të Brentfordit” përpara ndeshjes ndaj Kristël Palasit, që përfundoi 0-0. Publiku e priti në mënyrë entuziaste ish-yllin e Ajaksit, Totenhemit dhe Interit, që shpreson të kthehet edhe te kombëtarja e tij e Danimarkës. “Mos kini merak për zemrën time, – tha ai, – unë nuk do të bëj ndërhyrje “tekël” (tackle), do të luaj futboll tjetër dhe nuk do ta rrezikoj shëndetin më shumë sesa duhet”.
Sfidanti.al