Edhe tifozët arabë të Realit kërkojnë nga Perezi që të marrë Mbapenë!

E përditshmja “Marka” është e sigurt dhe i referohet emrit global të klubit madrilen. Sot edhe më shumë se Mançester Junajtidi, apo edhe vetë Barcelona, Reali ka një tërheqje në të gjithë botën dhe tifozët pavarësisht nga pasaporta duan që ekipi të forcohet dhe të triumfojë. Pas gjysmëfinales së Superkupës së Spanjës ndaj Barcelonës (3-2), dhe në prag të finales së të dielës ndaj Bilbaos, “Marka” shkruan se tifozët sauditë kërkojnë që Reali të marrë Kilian Mbapenë sa më shpejt. Ata e duan francezin më shumë sesa Erling Halandin. Vetë presidenti Florentino Perez ndodhet në Arabinë Saudite, ku ishte i pranishëm në stërvitje dhe bisedoi me trajnerin Karlo Ançeloti.

Sfidanti.al