Alegri e sheh gotën gjysmë plot: Krijuam shumë raste ndaj Napolit!

Një barazim që cilësohet si vetëvrasje sidomos për të zotët e shtëpisë, ndërsa për miqtë nuk është pikë e keqe. Me 35 pikë ndaj 38 të vendit të katërt të Atalantës (që ka një ndeshje më shumë për të luajtur), trajneri i Juventusit, Masimiliano Alegri, ndihet i qetë dhe përpiqet të jetë optimist. “Edhe ne, edhe Napoli luajtëm ndeshje të mirë, – tha ai, – krijuam disa raste, por u nxituam në 20 metrat e fundit. Do të jemi më mirë në të ardhmen, dhe duhet të jemi optimistë. Ndaj Napolit situata nuk ka ndryshuar”. Alegri vlerësoi Dibalën dhe Kiezën që shënoi golin, ndërsa theksoi se Napoli vërtet kishte 4 mungesa, por fazën e parë Juvja pati 6 të tilla.

Sfidanti.al