Bajerni i bën dy “dhurata” Barcelonës, por kërkon një në këmbim

Korenten Toliso dhe Mark Roka pritet të largohen nga Mynihu madje që në janar, ndonëse futbollistët kanë mendime të ndryshme. Toliso, sipas mediave gjermane, dëshiron të ikë në verë dhe me parametër zero, ndërsa Roka e pranon janarin. Destinacioni i tyre, po sipas këtyre mediave, do të ishte i njëjtë, Barcelona. Agjentët e lojtarëve kanë biseduar me katalanasit, ndonëse Bajerni do të kërkojë një shumë të caktuar financiare për Tolisonë që është ende nën kontratë. Këto para duhen për të bërë përforcime, pasi bavarezët synojnë mbrojtësin e Barcelonës, Serzhinjo Dest. Madje, sipas mediave, klubi gjerman ka bërë një ofertë prej 45 milionë eurosh për kartonin e mbrojtësit, i cili mesa duket nuk është në planet e trajnerit Ksavi.

Sfidanti.al