Rrahmani e Napoli mbeten në Europë, trajneri Spaleti kishte bërë një premtim

Nuk ishte gjë e vogël, edhe pse kjo kupë nuk është më e madhe e kontinentit. Napoli ia doli të vazhdontë në Ligën e Europës (që tani duket pak më e rëndësishme që prej krijimit të Ligës së Konferencës), ndërsa trajneri Luçiano Spaleti tregon se kishte bërë një premtim. Ai u hodh “në plonzhon” në terrenin e lojës pas përfundimit të ndeshjes ndaj Leisterit, dhe deklaroi më pas se “ia kisha premtuar Elmasit në pushim të ndeshjes se do ta bëja, i thashë që të bënte një tjetër gol dhe unë do të hidhesha në fushë”. Ishte pikërisht Elmas që shënoi golin e fitores për skuadrën ku është titullar Amir Rrahmani, por që këtë herë e pati të vështirë përballë Xhemi Vardit dhe sulmuesve të tjerë të anglezëve, në ndeshjen që përfundoi 3-2. Napoli mbajti lart emrin e Diego Armando Maradonës, që si kapiten kishte fituar paraardhësen e Ligës së Europës, Kupën UEFA. Ndoshta, Spaleti e Rrahmani mund të kenë bërë ndonjë premtim tjetër për tifozët dhe për kujtimin e Diegos.

Sfidanti.al