Dashuritë shqiptare për klubin zviceran të Luganos duket se nuk kanë të sosur. Fillimisht transferuan nga zyrat e FSHF-së trajnerin Tramexani, më pas sulmuesin Armando Sadiku dhe tashmë ish-zëvendësi i De Biazit ka thirrur edhe vëllain e Arlind Ajetit. Adonis, edhe ai mbrojtës, së fundmi ka qenë pjesë e Vil, por nuk ka pasur hapësirat e duhura.
Futbollisti 19 vjeçar, i cili deri në vitin 2015 ka qenë pjesë e përfaqësueses zvicerane U-18, mund të transferohet në Lugano gjatë ditëve në vijim, pasi afati përfundimtar I merkatos në Zvicër është data 15 shkurt. Mediat zvicerane kanë raportuar, se marrëveshja tanimë është arritur mes palëve dhe pritet vetëm zyrtarizimi.
Sfidanti.al