Bajerni lajmëron se ka rinovuar kontratën me dy “Top-Talente”!

Nuk mendohen vetëm Timo Verneri dhe Erling Halandi, por edhe “futbolli i bazës”. Bajerni ka edhe një akademi të vetën, të ngjashme me La Masinë e Barcelonës apo “La Fabrikën” e Realit të Madridit, dhe mediat gjermane shkruajnë se klubi bavarez ka vepruar shpejt për të mbajtur të lidhur fort dy lojtarë të rinj që cilësohen si “top-talente”. Këta janë portieri Kristian Fryhtl (Fruechtl) dhe Malik Tilman. Portieri Fryhtl është 21 vjeç dhe kuptohet e ka të vështirë të luajë për momentin sepse në portë është Nojeri. Kontrata e tij u zgjat deri në 2023. Lojtari ofensiv, Tilman, është më i ri, 19-vjeçar, dhe kontrata e tij tani vlen deri në 2024. Drejtori sportiv, Hasan Salihamixhiç e cilësoi këtë veprim si tepër të rëndësishëm për të ardhmen e Bajernit.

Sfidanti.al