Detyrimi vlen për vaksinat e Kovidit, jo kur vdesin njerëzit në boks!

Gjithmonë ka qenë një debat se çfarë do të thotë liri, dhe sesi mund të ketë rregulla e detyrime, duke lejuar njëkohësisht sa më shumë mundësi që njerëzit të zgjedhin vetë. Gjithsesi, duket se bota ndonjëherë është e mbërthyer në “klishe të vjetra”, pasi vërtet imponohen maskat dhe vaksinat ndaj Kovidit, por jo edhe rregulla për të bërë më pak të rrezikshëm disa lloj sportesh. Kjo gjë vjen në mendje pas lajmit se një boksiere nga Meksika humbi jetën pasi u godit keq në një ndeshje në Monterej. Zhanetë Zakarias Zapata, vetëm 18-vjeçare, u shua dhe humbi jetën e saj që mund të ishte e bukur, ashtu si të afërmit e shokët humbën një njeri të dashur. Ajo u rrëzua me nokaut 5 ditë më parë duke treguar sesa i rrezikshëm është boksi profesionit, por ende nuk ka asnjë reagim për ta pakësuar këtë rrezikshmëri.

Sfidanti.al