Rapinou nuk bëri atë që deshi por të paktën shkëlqeu për medaljen e bronzit!

Kapitenia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e tregoi veten në finalen e vogël duke shënuar dy gola që rrallë realizohen. Megan Rapinou, futbollistja më e mirë e botës vitet e fundit, realizoi direkt nga  goditja e këndit dhe pastaj një tjetër rrjetë me gjuajtje në  ajër (volei) duke ndihmuar skuadrën  amerikane që të fitonte medaljen e bronzit pas triumfit 4-3 ndaj Australisë. Një ndeshje e fortë, ku amerikanet kampione të botës krijuan një avantazh të ndjeshëm, por pastaj u detyruan të përballonin reagimin e “kangureve”. Rapinoi shkëlqeu në Kupën e Botës duke qenë lojtarja më e mirë në 2019 pas fitores në finalen ndaj Holandës, por këtë herë Suedia dhe Kanadaja u treguan më të forta.

Sfidanti.al