Edhe tek Barcelona paska rebelë të tipit “Ramos”, ka tensione në ekip!

Ishte e pashmangshme që të ndodhte, edhe pse nuk ka dyshim që klubi dëshiron të kthehet fitues, pra diçka që do të ndihmonte edhe vetë futbollistët. Gjithsesi, lojtarët e Barcelonës nuk e kanë pritur mirë kërkesën e drejtuesve që të ulin rrogat deri në 40 për qind, në të njëjtën kohë që janë bërë 4 përforcime, dhe po bëhen përpjekje për të rinovuar me Lionel Mesin. Mediat katalanase shkruajnë se ka pakënaqësi në skuadër dhe se duket që disa lojtarë po sillen si Sergio Ramosi tek Reali, që nxiti shokët e tij të mos pranonin uljen e rrogave 10 për qind. Ndoshta kjo ishte një nga arsyet kryesore që Ramosit nuk iu dha kontratë e re. Barcelona ka marrë 4 lojtarë të rinj si Emerson, Aguero, Erik Garsia dhe Depai, ndonëse ka paguar vetëm 9 milionë euro, por të gjithë këta kanë shpenzime përsa i përket rrogave.

Sfidanti.al