Klubi i madh holandez ka qenë edhe më parë i lidhur me yllin e muzikës dhe veprimtarin për të drejtat e njeriut. Bob Marlej ka frymëzuar Ajaksin që ka përgatitur fanelën e tretë me ngjyrat e flamurit të Xhamajkës, atdheut të artistit të shquar. Siç raportojnë mediat holandeze dhe ato europiane, Ajaksi ka qenë edhe më parë i lidhur me Bob Marlejn pasi në vitin 2008 kënga e tij, “Tre zogj të vegjël” (Three little birds) u përdor si himn jo zyrtar i klubit, aq sa djali i Bobit, Kimani Marlej erdhi në Amsterdam për ta dëgjuar.
Sfidanti.al