Zlatan Ibrahimovic gjithnjë ka qenë një person me shumë besim te vetja. Madje edhe në fillimet e tij në Malmo në Suedi, vetëvlerësimi i tij ishte kaq e madhe sa bëri që të dështojë kalimi i tij te Bayerni i Mynihut dhe shkaku ishte pretendimi i sulmuesit për një pagë të lartë. Ai që e zbuloi këtë detaj ishte ish presidenti I klubit bavarez, Uli Hoeness që ka nisur rolin e analistrit në rrjetin televiziv gjerman RTL
‘Është një futbollist i madh, por paga që më kërkoi ishte hyjnore-tha me tone shakaje Uli Hoeness-ishim të interesuyar për të, por nuk arritëm as në fazën e parë të bisedimeve’.
Duket se Bayerni e shënjestroi Ibrahimovic kur ai ishte në radhët e Malmos dhe shënoi në supergol ndaj Moldes në 2001 pasi dribloi praktikisht të gjithë skuadrën kundërshtare.
Që nga ai moment, për Ibrahimovic vijohet të flitet në elitën e futbollit. Në moshën 39 vjecare suedezi ka 15 gola të shënuar në 15 ndeshje me Milanin në Serie A dhe u rikthye në përfaqësuesen suedeze duke u bërë vendimtar në fitoren 1-0 ndaj Gjeoprgjisë me një assist për Claesson në golin e shënuar. Por ende ka për të thënë dhe tani do që të rinovojë kontratën me Milanin që skadon në verën e këtij viti
Sfidanti.al