Sinisa Mihajlovic ka qenë një futbollist i shkëlqyer dhe tani prej vitesh ushtron rolin e trajnerit në Serinë A italiane.Por i ka përjetuar edhe eksperienca të forta edhe jashtë fushabe të lojës. Së fundmi, me rastin e një projekti televiziv, trajneri aktual i Bolognas pati mundësinë të takojë Papa Franceskun
‘Ishte një eksperiencë e paharrueshme-tha trajneri i Bolognas për të përditshmen ‘Tuttosport’-Papa Francesku është një njeri i mencur, simpatik dhe me batutën gati për ta thënë. Shkova me bashkëshorten dhe vjehrrën time, kur ia prezantova më tha: ‘Duhet të të bëjnë shenjt duke qenë se ke sjellë edhe vjehrrën me vete’. Ai është i gjithanshëm, mund të mbulojë cdo rol. Por e rëndësishme është që të jetë në fushë, do të bënte diferencën’.
Sfidanti.al