Garat me vela, America’s Cup; Auckland mbyllet, finalja zhvillohet pas 10 marsit

Fillimi i finales së America’s Cup në garën e famshme të barkave me vela mes Luna Rossa dhe Team New Zealand është shtyrë për të paktën 4 ditë, por mund të shtyhet edhe për një datë tjetër të mëvonshme. Shkak është bërë mbyllja e qytetit më të madh neozelandez, Auckland pasi u regjistruan 2 raste të reja me Covid-19.

Katër lundrimet e para të këtij kompeticioni prestigjoz që parashikon maksimumi 13 gara, duhej të zhvilloheshin në 6 dhe 7 mars, por ato nuk do të mbahen përpara të mërkurës në 10 mars, datë që fillimisht iu dedikua garave të 5 dhe të 6. Ndërkaq javën e kaluar u zhvilluan garat e Challenger Series të America’s Cup pa praninë e publikut, kur Auckland ishte në nivelin 2 të situatës për Covid.

sfidanti.al