Pas aksidentit, terapitë funksionojnë; Tiger Woods po e rimerr veten

Trajtimet të cilave iu është nënshtruar Tiger Woods për kurimin e plagëve të rënda të marrë në këmbë pas aksidentit të frikëshëm të pësuar disa ditë më parë kanë rezultuar efikase dhe golfisti po e rimerr veten. janë përfaqësuesit e Woods që kanë konfirmuar këtë nëpërmjet një komunikate të postuar në rrjetin social Twitter.

Tiger Woods, një ditë më parë u transferua  në klinikën prestigjioze Cedars-Sinai Medical Center të Los Angelesit  ku edhe iu nënshtrua procedurave të reja të kontrollit për plagët e tij por nuk dihet natyra e trajtimeve që ai ka marrë.

sfidanti.al