Sfida pa fund mes Atalantës dhe Lazios vijoi në…ekranin e celularit të Gian Piero Gasperini që bëhet një prej shumë personazheve që përndiqen nga hatersat ose thënë ndryshe urryesit anonimë, por në rastin e tij përndjekja nuk bëhet në rrjetet sociale pasi trajneri i Atalantës nuk ka profile të tij.
Gasperini, në emër të një rivaliteti që në cdo ndeshje bëhet akoma më i fortë, prej kohësh është shndërruar në shënjestrën e tifozëve të Lazios dhe që nga e hëna sulmet janë akoma më të drejtpërdrejta; disa prej tyre siguruan numrin e telefonit të trajnerit të Atalantës dhe pas butonave të tastieraveve nisin të dërgonin me breshëri mesazhe aspak të përzemërta por që u bllokuan menjëherë nga Gasperini.
Sfidanti.al