Përplasja me Marescan, Conte drejt dënimit me 2 ndeshje pezullim; sqarim pas polemikave

Dy ndeshje pezullim dhe jo një skualifikim i gjatë. Ky është dënimi që rrezikin të marrë trajneri i Interit, Antonio Conte për përplasjen me arbitrin Maresca në fundin e sfidës me Udinesen në Friuli; me teknikun që fillimisht u ndëshkua me karton të kuq, ndërkohë që më pas në tunelinm e stadiumit vijoi diskutimet me tone të forta me arbitrin

‘Je gjithnjë ti, edhe te VAR-ishte akuza e Antonio Contes, ndërkohë që arbitri Maresca iu përgjigj duke I thënë: ‘Mister, qetësohuni. Është e nevojshme që të pranosh cdo  gje, edhe kur humbet’

Sipas të përditshmes ‘Corriere Della Sera’ ata që evituan që gjendja të degjenerojë në një sherr me goditje ishin futbollistët e Udineses. Më pas u bë edhe qartësimi të shoqëruar me ndërhyrjen e Beppe Marottas në dhomën e zhveshjes së arbitrave. Vendimi i Gjykatësit Sportiv pritet të merret brenda kësaj të marte ku pritet edhe një ndëshkim i Marescas i cili sipas ‘La Gazzetta Dello Sport’ është I destinuar që për pak kohë të mos arbitrojë më ndeshje të Interit

Sfidanti.al