Opinionit publik i ka ardhur në majë të hundës dhe është e qartë që kryeministri Boris Xhonson do ta hedhë “vallen”, sipas sondazheve. Kryeministri i Britanisë së Madhe ka paralajmëruar Premier Ligën se do të merren masa deri të skajshme nëse vazhdon gjendja e tanishme në ndeshjet e futbollit. Nga qytetarët në rrjetet sociale kritikat kanë qenë të ashpra për sjelljen e lojtarëve që përqafohen gjatë dhe në numër të madh pas shënimit të golave. Ku shkoi pra distancimi fizik? Përderisa populli duhet t’u bindet masave anti-koronavirus, përse ky përjashtim nga rregulli për milionerët e futbollit? Drejtuesit e Premier Ligës kanë premtuar se do të marrin masa, ndërsa qeveria nënkupton se mund të ketë edhe ndalim të sezonit.
Sfidanti.al