Roi Kini e ka me Bruno Fernandesin: Mos e krahasoni me Kantonanë!

Kur ishte lojtar pati mundësi ta njihte nga afër francezin e madh dhe ta vlerësonte. Roi Kin mund të flasë hollësisht për Erik Kantonanë, ndërsa për momentin refuzon një krahasim që mund t’i bëhet Bruno Fernandesit me numrin 7 legjendar të Mançester Junajtidit. “Lojtarët e mëdhenj e tregojnë veten në ndeshje të mëdha, – tha ish-kapiteni i “djajve të kuq”, pasi Siti fitoi derbin në “Old Traford”, – ata duan të fitojnë trofe. Këtë gjë bënte Kantonaja. Bruno Fernandesi është lavdëruar shumë këta muaj për atë që ka dhënë në fushë dhe është krahasuar me Kantonanë, por sonte (mbrëmë) ai nuk u duk”. Kini thotë se Junajtidit i mungojnë pikërisht lojtarë të tillë që të kenë besim në fitoren e trofeve dhe kërkon nga klubi që të sjellë të paktën 2 futbollistë të këtij standardi. Junajtid humbi 0-2 me Sitin në fushën e tij në gjysmëfinalen e Kupës së Ligës.

Sfidanti.al