Glasgow Rangers mund rivalët e Celtic në stadiumin historic ‘Old Firm’ duke thelluar akoma më shumë diferencën në krye të renditjes në Scottish Premiership. Disfata e të besuarve të Lennon konsumohet në më pak se 10 minuta. Në të 62 minutë vjen kartoni i kuq i Bitton dhe pas 8 minutash autogoli i McGregor.
Në këtë mënyrë skuadra e drejtuar nga Steven Gerrard shkon në kuotën e 62 pikëve dhe mbetet e pathyer në këtë sezon në kampionatin skocez me 20 fitore dhe 2 barazime. Pas këtij suksesi, diferenca mes Glasgowt dhe rivalëve të Celtic shkon në 19 pikë por Celtic ka 3 ndeshje më pak, ndërkohë që duhen edhe 11 ndeshje deri në fundin e kampionatit
Në këtë mënyrë, ish kapiteni i Liverpoolit është gjithnjë e më pranë ndërprerjes së hegjemonisë së Celtic që zgjat prej 9 vitesh
Sfidanti.al