UEFA i jep fitoren Villarrealit në ndeshjen e shtyrë ndaj Qarabag

UEFA i jep fitoren në tavolinë Villarrealit në sfidën e shtyrë ndaj Qarabagut e vlefshme për javën e gjashtë në fazën e grupeve në Europa League. Sfida nuk u zhvillua pasi shumë futbollistë të skuadrës azere rezultuan të prekur nga Covid 19 me Qarabagun që pa të pamundur të grumbullonte numrin e nevojshëm të futbollistëve për të zhvilluar këtë ndeshje.

Sfida ishte parashikuar të zhvillohej në 10 dhjetor por u pezullua në pritje të një vendimi përfundimtar. Komisioni i Disiplinës së UEFA, në bazë të rregullores së Europa league dhe nenit 29 të Rregullores Disiplinore vendosi që t’i japë fitoren 3-0 në tavolinë Villarrealit pasi e konsideroi Qarabagun përgjegjës të situatës së krijuar. Në këtë mënyrë, ‘Nëndetësja e Verdhë’ e mbyll fazën e grupeve të Europa league me 5 fitore dhe 1 barazim me 16 pikë e për më tepër fiton edhe 570 mijë Euro më shumë nga kjo fitore e ndeshjes së fundit

sfidanti.al