Nga mbledhës topash në lojtar Championsi, i ndodh Kumetios tek Liverpuli!

Jo larg, por vetëm 19 muaj më parë, ai ishte një djalosh që thjesht ndihmonte në një ndeshje në “Anfild”. Ishte 16-vjeçari Billi Kumetio që shërbeu si mbledhës topash në ndeshjen e famshme të Championsit ndaj Barcelonës fituar 4-0 nga Liverpuli, por kaluan 19 muaj dhe rolet në skenë ndryshuan. Billi adoleshent nuk mblidhte më topa, por ishin të tjerë që mblidhnin topa për të në stadiumin e Mitjulandit. Kumetio u bë lojtari më i ri në historinë e të kuqve që debutoi në Champions. Mbrojtësi erdhi në janar 2019 nga Orleani, ndërsa Klopi hodhi në fushë madje titullar mesfushorin mbrojtës, Lejton Klarkson, 19 vjeç.

Sfidanti.al