Stadiumi Al Rayyan, struktura më e re e ndërtuar për Botërorin e 2022 do të p[resë finalen e Kupës së Emirit në 18 dhjetor me rreth 20 mijë spektatorë që është 50% e kapacitetit të impiantit. ‘Kushdo që do të hyjë në stadium do të duhet të tregojë një test Covid-19 negativ ose një test të antitrupave Covid-19 pozitiv-tha një prej zyrtarëve të shëndetësisë në vend, Abdelëahab al-Mousleh, në një komunikatë të publikuar nga Federata e Futbollit të Katarit-rreth 50% e vendeve të disponueshem do të jenë për personat që e kanë kaluar coronavirusin’
Tifozët që do të hyjnë do të duhet të zbatojnë rregullat e forta të distancimit social, mbajtjen e maskës në fytyrë, të tregojnë aplikacionin e zbulimit të rrezikut për qytetarët dhe rezidentët që jetojnë në Katar në hyrje dhe të ulen vetëm në vendin e përcaktuar
Zyrtarisht Katari ka regjistruar mni 140 mijë raste me Covid-18 dhe 239 viktima. Ndeshja e programuar që të luhet në 19:00 në orën lokale është ajo mes Al Sadd e drejtuar nga legjenda spanjolle Xavi Hernandez dhe Al Arabit. Al Rayyan, që është 22 km në perëndim të Dohas do të presë 7 ndeshje në Botërorin e ardhshëm. Pas Al Rayyan do të përurohen edhe stadiumet e Losailit, Al Bayt, Ras Abu Aboud dhe Thumama. Drejtori I Përgjithshëm i Botërorit 2022, Nassel Al Khater pohoi së fundmi se të gjitha strukturar do të kompletohen brenda 2021 ose në fillim të vitit 2022
Sfidanti.al