Lionel Messi gjithnjë është konsideruar trashëgimtari i Diego Armando Maradonës, vetë El Pibe De Oro nuk e ka fshehur në asnjë moment pasionin për kapitenin e Barcelonës me të cilin raportet u bënë gjithnjë e më të ngushta gjatë periudhës kur ishte trajner i përfaqësueses argjentinase. Për këtë arsye, Lionel Messi shfaqet i prekur në postimin e tij teksa i dha lamtumirën përfundimtare legjendës argjentinase të futbollit.
‘Një ditë e trishtuar për ne argjentinasit dhe për futbollit. Na la, por nuk ikën sepse Diego është i përjetshëm. Ruaj të gjithë kujtimet e bukura që kam përjetuar me të dhe dua të jap ngushëllimet e mia për familjen e tij-shkruante Lionel Messi në postimin e tij ku kishte publikuar një foto të tij bashkë me Diego Armando Maradonën.
Sfidanti.al