Vjedhës edhe në internet, grabiten foto nudo të sportistëve britanikë!

Flitet për katër prej tyre të cilëve u janë marrë 100 foto intime nga galeritë personale. Një grup vjedhësish elektronikë, “hakers”, kanë sulmuar telefonët celularë të atletëve britanikë në ajKlaud (iCloud) duke marrë foto, të cilat kanë edhe pamje të zhveshura, apo nudo. “Nuk dimë se çfarë të bëjmë, – tha njëri prej sportistëve për “Tajmsin” e Londrës, – ata që i bëjnë këto gjëra janë të sëmurë. Ne kemi parë në të kaluarën raste shumë të pakëndshëm, kur njerëzit edhe janë kërcënuar dhe janë shfrytëzuar pas vjedhjeve të tilla”. Autoritetet britanike të sigurisë kibernetike kërkuan nga atletët që të kujdeseshin më shumë për sigurinë e materialeve të tyre private, ndërsa padyshim që ka hetim për të gjetur autorët.

Sfidanti.al