Arbitri Majkëll Oliver në fushë nuk e quajti të nevojshme që të ndërhynte qoftë edhe me kartonin më “të butë”, po ashtu as njerëzit “magjistarë” të teknologjisë VAR. Xhordan Pikfordi ia hodhi sërish më pas, kur drejtuesit e gjyqtarëve në Premier Ligë vendosën që të mos kishte proces për portierin e Evertonit që dëmtoi rëndë mbrojtësin e Liverpulit, Van Dajk. Gjithsesi, presioni nga opinioni publik dhe nga vetë Liverpuli, bëri që “kupolën” e arbitrimit në Angli ta vriste ndërgjegja. Lajmet janë që aksioni i Pikfordit do të rishikohet nga një grup i veçantë i quajtur “Zyrtarët e Ndeshjeve Profesioniste” (PGMOL). Ky organizëm mbikqyr gjithë futbollin në Angli dhe do të mblidhet … nga mesi i sezonit (hahaha), që do të thotë nga janari 2021. Nuk dihet se çfarë do të dalë nga kjo, pra nëse Pikfordi do të dënohet në janar apo jo!
Sfidanti.al