Bota e garave Rally pati dy ditë tragjike. Ditën e shtunë dhe të dielë humbën jetën 21 vjecarja laura Salvo dhe 54 vjecari Salvatore Coniglio, që të dy navigatorë. Co-pilotja spanjolle e humbi jetën ne Rally Vidreiro 2020 në Marinha Grande pasi makina Peugeot 208 e drejtuar nga Miquel Socias u përplas me një pemë. Ky aksident me pasojë vdekjen e Laura Salvos solli anulimin e kësaj gare Rally
Tragjedia tjetër u regjistrua në garën Rally të Valle del Sosio të Agrigentinos. Sipas të dhënave të para të carabinierëve, një nga makinat në garë humbi kontrollin dhe u përplas fillimisht me një shtyllë dhe më pas me një pemë. Ai që humbi jetën ishte co-piloti Salvatore Coniglio, ndërkohë që piloti që drejtonte makinën nuk pësoi asgjë nga ky aksident.
sfidanti.al