Ozil vendos një kusht për qendrimin më tej tek Arsenali!

Një nga lojtarët me finesën më të lartë në botë kërkohet nga çdo klub dhe është i nevojshëm në çfarëdo skuadre. Edhe Arsenali kërkon ta mbajë Mesut Ozilin, gjermanin me origjinë turke, kontrata e të cilit përfundon verën e vitit 2018. Siç është ligj në biznesin e futbollit, londinezët “kanë trokitur në derën” e mesfushorit, dhe i kanë ofruar rinovimin. Ozil, veçse, ka vendosur një kusht mbi gjithë të tjerët.

“Unë jam shumë i lumtur tek Arsenali dhe ia kam bërë të ditur klubit këtë gjë, – tha Ozil në një intervistë për revistën gjermane, “Kiker”, – tifozët donin që unë ta thoja mendimin tim dhe tani topi është në anën e klubit. Drejtuesit e dinë, gjithsesi, se unë dua të jem i qartë për të ardhmen e Arsen Vengerit. Trajneri ishte ai që më kërkoi, dhe është i vetmi tek i cili unë kam plotësisht besim”.

Gjithsesi, ish-lojtari i Realit, ka edhe një kërkesë tjetër, të ngjashme me atë të sulmuesit Aleksis Sançez. Futbollistët kërkojnë rritje rroge mbi 200 000 stërlina në javë (240 mijë euro), diçka që Arsenali nuk ka qenë i predispozuar për ta bërë, të paktën deri tani.

Sfidanti.al