Pirlo e do, por përse tifozët e Juves janë kundër “fizikantit” Kieza?!

Cilësohet si “bir arti”, pra një trashëgimtar dhe është vërtet i tillë. Federiko Kieza, djali i ish-sulmuesit të njohur Enriko Kieza, mund të hedhë hapin e madh në karrierë, nga Fiorentina tek Juventusi. Ai është dakord, ndërsa “sponsori” i tij në Torino është vetë Andrea Pirlo, pra trajneri dhe njeriu më i rëndësishëm i pjesës teknike të klubit. Në mediat italiane jepen edhe shifrat dhe Juve është gati të paguajë 60 milionë euro për kartonin e një 22-vjeçari italian, që është shumë i mirë që tani dhe që premton edhe më shumë për të ardhmen. Gjithsesi, sipas një sondazhi në “La Gazeta delo Sport”, pjesa më e madhe e tifozëve janë kundër një transferimi të tillë. “Skuadra ka nevoja për urgjente, edhe sesa një sulmues i mirë si Kieza”, është logjika e gati 73 për qind të votuesve. Natyrisht, klubi do të vendosë sipas analizës së vet, por edhe qendrimi i tifozëve e ka një arsye. Mos vallë, gjithçka do të shtyhet për në 2021?

Sfidanti.al