Xho Rogan: Mos e lini Floidin të hyjë në kafaz, Konori ka për ta vrarë!

Komentatori i UFC-së, Xho Rogan, thotë se boksieri Floid Meiuedher, ish-kampion bote, nuk duhet të lejohet që të hyjë në kafaz që të ndeshet me kampionin e botës të MMA-së (arte marciale të përziera pa rregulla të caktuara), Konor Mek Gregor, sepse nuk bëhet fjalë për boks dhe se luftëtari irlandez (Mek Gregoeri) ndjehet në kafaz si në shtëpinë e vet. Sikurse dihet, ata të dy kanë zhvilluar, tanimë, një ndeshje spektakolare boksi që u fitua me nokaut teknik nga Meiuedheri, kurse, tani, ata kanë vendosur që të ndeshen në kafaz sipas “rregullave” të MMA-së.

“Nuk ka dyshim se Meiuedheri nuk ka shans. Floidi edhe mund të zhvillojë një ndeshjeje UFC-je ose MMA-se, por ajo do të jetë e para dhe e fundit. Ashtu si Meiuedheri e shpartalloi Mek Gregorin në ringun e boksit, ashtu edhe Konori do ta shpartallojë Floidin në oktagon (kafaz tetëkëndesh)”, vuri në dukje Xho Rogan.

Sfidanti.al