SHBA, abuzimet seksuale në sport hetohen nga qeveria

Qeveria amerikane hap hetimet për abuzimet seksuale në sport në këtë vend. Është pikërisht Departamenti i Drejtësisë që ka ndërmarrë kërë hap duke u bazuar te problemet që ekzistojnë në sistem. Lajmi bëhet i ditur nga ‘Ëall Street Journal’ sipas së cilës, shkas për hapjen e këtyre hetimeve u bë skandali i shpërthyer me mjekun e skuadrës së gjimnastikës, lerri nasar i ci;i abuzoi me mbi 350 sportiste në periudhën 1996-2014, mes të cilave ishin edhe kampionet olimpike Gabriel Dagllas, Eli Raisman dhe Simon Bajls dhe shumica e viktimave të tij femra apo meshkuj, ishin minorenë.

Nasat u arrestua dhe u akuzua për pedopornografi në nivel federal dhe dhunë seksuale. Ai po vuan dënimin me burg të përjetshëm pasi u shpall fajtor për këto akuza. Departamenti i Drejtësisë në këtë moment po studion mungesat dhe defektet në sistemin olimpik kur bëhet fjjalë për t’iu përgjigjue sinjaleve për në abuzim të gjerë seksual për minorenët, ndërkohë që prokurorët tashmë kanë marrë dëshmitë dhe dokumentacionin nga Qendra Amerikane për një Sport të Sigurt, një institucion ky që është themeluar në vitin 2017 për administrimin e sinjalizimeve për abuzime në sport.

Në fund të muajit korrik, dy senatorët Xherri Moran dhe Ricard Blumental paraqiten një projektligj për përforcimin e kontrollit të Kongresin mbi Komitetin Olimpik Amerikan. ndërkaq edhe skuadrat e Taekvondosë, notit, patinazhit, xhudos kanë qenë objekt i akuzave të rënda për abuzime seksuale.

sfidanti.al