NFL, Tom Brady rrit legjendën e tij; con Tampa Bay në Super Bowl

Do të jenë Kansas City Chiefs dhe Tampa Bay Buccaneers  skuadrat që do të diskutojnë edicionin e 55 të Super Bowl, finalja e National Football League. Kansas City eliminoi Buffalo Bills dhe do të mbrojë titullin kundër Tampa Bay që mundi Green Bay Packers. Ai që drejtoi Tampa Bay në finalen e saj të parë në shtëpi që do të luhet në 7 shkurt ishte një Tom Brady që nuk njeh perëndim të karrierës së tij.

Për quarterbackun 43 vjecar  që është në vitin e tij të parë me Buccaneers, bëhet fjalë për pjesëmarrjen e tij të 10 në finalen e Super Boël

Ky është verdikti i dalë nga Championship Round që dhuroi 2 ndeshje vërtet të paharruesheshe mes kampionëve të mëdhenj, episodeve të jashtëzakonshme të lojës dhe emocioneve të shumta. Në finalen e NFC, Tampa Bay dominoi për shumë kohë sfidën ndaj Green Bay që u mbyll me rezultatin final 31-26. Për titullin e AFC, Buffalo Bills e nisën mirë sfidën, por Kansas City Chiefs nuk e humbën përqendrimin dhe filluan të merrnin kontrollin e lojës duke e mbyllur sfidën 38-24

Ishte edhe nata e Tom Brady. Sezoni i tij i parë me Tampa Bay do të mbyllet si  disa prej atyre kur ai ishte pjesë e Neë England Patriots; në Super Bowl. Qarterbacku legjendar që ka fituar 6 finale të Super Bowl dëshiron që të bëhet lojtari i dytë në historinë e NFL që fiton këtë event me 2 skuadra të ndryshme pas Payton Manning që në 2007 fitoi Super Boël me Indianapolis Colt dhe në 2016 me Denver Broncos.

Sfidanti.al