MotoGP në Katalonjë, Kuartararo është lideri i ri i Botërorit

Fabio Quartararo është ai që fiton Cmimin e Madh të Katalonjës dhe rimerr kryesimin në klasifikimin për pilotë në Botërorin e MotoGP. Në Barcelonë, piloti francez i Yamaha Petronas lë pas dy pilotët e Suzukit, Joan Mir dhe Alex Rins në vendin e dytë dhe të tretë.

Ishte një garë ku pritej një duel mes Quartararos dhe Doviziosos, por piloti italian e Ducatit rrëshqiti në kthesën 2 të pistës në xhiron e parë duke e bërë të pamundur spektaklin në pistën e Montmelos. Në këtë mënyrë, francezi përfitoi dhe pas 2 muajsh ‘agjërim’, u ngjit sërish në shkallën më të lartë të podiumit që do të thotë për të edhe një rikthim në krye të renditjes së përgjithshme

Përsa i përket Doviziosos, italiani që pas 2 garave të para në Jerez fitoi shumë terren kundrejt Quartararo, pati një kontakt me Johan Zarco duke u rrëzuar dhe tani Dovizioso e sheh veten të zbresë në vendin e katërt në Botërorin pas Vinales edhe ky protagonist i një gare jo të mirë.

Sfidanti.al