Mekinro: Kam provuar të bëj atë që bën Federeri, deshtova me..sukses

Xhon Mekinro, në shpesh raste, tërheq vëmendjen me komentet e tij kontraverse për zhvillimet në tenis, kështu që këtë nuk kishte se përse-të mos ta bënte edhe gjatë turneut të Uimbëlldonit, ku ai merr në pjesë në rolin e komentatorit specialist. Kështu, në prag të ndeshjes finale të këtij turneu prestigjioz, mes Rozher Federerit dhe kroatit Marin Ciliç, ai e komentoi në një mënyrë mjaft interesante comeback-un (kthimin) e suksesshëm të Federerit mbas një pauze të gjatë, duke vënë në dukje cilësitë e tij:

“Nuk e di sesi është, kur juve ju do e gjithë bota, por atij, siç duket, kjo gjë e ndihmon në situatat e vështira. Unë, në kohën time, provova që të bëjë gjithçka  atë që ai (Federeri) bën tani. Doja që të bëhesha një bashkëshort i mirë, por nuk arrita dot, sidomos, në martesën e parë. Doja që të bëhesha një baba i mirë, por kjo është një situatë, për të cilën mund të diskutohet. Më pas, vendosa që të pauzojë nja gjashtë muaj, por u ktheva dhe nuk u bëra më asnjëherë ai që isha! Me të vërtetë, është e pazakontë ajo që bën Rozheri dhe lëviz si para 10 vitesh!”, thotë Mekinroi.

Sfidanti.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *